Deklaratat e dashurisë për fanelën janë kthyer në diçka bastarde. Me gjasë, shumë futbollistë e duan një bluzë thjesht për të arritur lavdinë e tyre, dhe këtë thekson me të drejtë për Mauro Ikardin, gazetari i “La Gazeta delo Sportit”, Andrea Monti. Përtej kësaj historie të pavërtetë (dashuria për ngjyrat), le të merremi me të vërtetën, pra çfarë po bëjnë personazhet e telenovelës më të gjatë dhe më dramatike të verës, Bepe Marota i Interit, dhe Uanda Ikardi (bashkë me Mauron)?
Çifti ka denoncuar klubin, duke kërkuar ndihmën e avokatëve, e duke pretenduar 1.5 milionë euro dëmshpërblim për dëme në karrierë, e në shëndet. Përtej “dorezave të boksit” ekziston (sipas mediave) mundësia e rinovimit deri në 2022, me një huazim për “Mauriton”, dhe Uanda nuk qenka kundër. Si një llogaritare e ftohtë, ajo kërkon të dijë sesa mund ta rrisë Interi shifrën e 5 milionë eurove në vit që jep si rrogë për Ikardin.
Së fundi, për ku mund të largohet sulmuesi argjentinas? Interi e përjashton Juventusin, dhe mbeten Atletiko e Madridit (që ka problem me rrogat e larta dhe rregullat e UEFA-s), si dhe Paris SG, që duhet më parë të largojë Nejmarin, gjithnjë nëse kjo do të ndodhë.
Sfidanti.al