Erik Kantona dhe mesazhi katastrofik: Lufte dhe krime për shkak të shkencës

Erik Kantona pasditen e së enjtes u ngjit në skenë në Monako për të marrë trofeun për cmimin e presidentit të UEFA për karrierën e tij si futbollist, sidomos me Mancester Junajtid dhe për vlerat e tij. gjithcka ndodhi në ceremoninëe shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve me francezin që bëri edhe një fjalim që i befasoi të gjithë në momentin e marrjes në dorëzim të cmimit

‘Për zotat ne jemi si mizat për fëmijet-tha Kantona-na vrasin për sportin. Brenda një kohe të shkurtër shkenca do të jetë në gjendje që të parandalojë plakjen e qelizave. Do të bëjë që qelizat të ripërtërihen. Shkenca do të na kthejë të përjetshëm. Vetëm aksidentet, krimet, luftërat do të na mund të na vrasin, por për fat të keq krimet dhe luftërat do të shumëfishohen. më magjeps futbolli’.

Pas përfundimit të fjalimit, publiku në sallë qëndroi në heshtje për një kohë të shkurtër, më pas nuk u kursyen duartrokitjet në drejtim të Kantonasë

sfidanti.al