Të tilla janë vazot nga do të hidhet shorti i Championsit për fazën e grupeve këtë vit. Liverpuli është në të parën, si kampion i Europës, por Reali është në të dytën, diçka e çuditshme për ekipin që ka dalë tri herë kampion në 4 edicionet e fundit. Natyrisht, me Realin mund të jetë edhe Bajerni apo Juventusi.
Championsi këtë vit do të ketë mungesa të mëdha të ekipeve tradicionale, si PSV, Sëlltik e Porto që u eleminuan, sidomos e papritur ajo që i ndodhi portugezëve. Nuk arritën të kualifikohen Milani, Marseja, Mançester Junajtidi e Arsenali. Skuadrat e fundit që fituan të drejtën ishin Ajaksi, Sllavia e Pragës dhe Klub Bryzhi, që eleminuan përkatësisht APOEL-in e Limasolit, Kluzhin rumun dhe LASK-un e Lincit nga Austria.
Sfidanti.al