E kemi thënë edhe më parë se asgjë e djeshme mund të mos i rezistojë të sotmes. Kështu edhe situata e Nejmarit që nuk ngjan fare me parashikimin meteorologjik të këtyre ditëve identike të gushtit. Dy janë lajmet e fundit nga kryeqyteti i Francës, që Barcelona ka bindjen se mund t’ia dalë për brazilianin nëse bind Dembelenë që të largohet, dhe që Paris SG me gjasë do të marrë sulmuesin e Kristël Palasit, Uilfred Zaha.
Ky i fundit vlerësohet 110 milionë euro nga Palasi, që hodhi poshtë edhe një ofertë gati 80-milionëshe nga Evertoni. Zaha do të thotë një zëvendësues i talentuar dhe i ri për Nejmarin, dhe transferimi i tij i mundshëm për në Paris do të thotë një largim i numrit 10. PSG mendon edhe për Paulo Dibalën, blerja e kartonit të të cilit nuk do të pengohet edhe nëse vjen Zaha. Përsa i përket Barçës, katalanasit kanë besim se mund ta marrin hua Nejmarin për një vit, duke dhënë si shkëmbim Dembelenë përfundimisht, dhe pastaj ta blejnë kartonin e 27-vjeçarit verën e ardhshme.
Sfidanti.al