U deshën mbi 500 ditë që dikush të driblonte Van Dajkun

Saktësisht kaluan 539 ditë, që kur ia doli ish-mesfushori i Njukasëllit, Mikel Merino në mars 2018. Virgil Van Dajk ishte kthyer në një “copë shkëmb” në qendër të mbrojtjes së Liverpulit, i pakalueshëm për kundërshtarët, madje as kur këta quheshin Lionel Mesi, Kun Aguero apo Harri Kejn. Gjithsesi, vjen një ditë që filli këputet dhe njeriu i parë në 539 ditë që ia doli ishte sulmuesi i ri i Arsenalit, Nikolas Pepe. U deshën 50 ndeshje, dhe si për kuriozitet, kartoni i Pepes kushtoi 75 milionë paundë stërlina për londinezët, aq sa kartoni i holandezit për Liverpulin.

Sfidanti.al