Stadiumi i Dresdenit në Gjermani si stadiumet e mjerë shqiptarë!

Një person u rrëzua nga një lartësi prej 6 metrash në stadiumin e Dresdenit në Gjermani dhe tani po lufton me vdekjen. Mediat gjermane ia vunë fajin standardit të dobët të stadiumit për aksidentin, pasi tifozi u ngjit në një mur, në tribunën e re. Një helikopter u soll me shpejtësi dhe e mori 36-vjeçarin, pasi atij iu dha ndihma e shpejtë në stadium dhe në fushë. Klubi i Dinamos së Dresdenit informon se plagët e marra nga i dëmtuari janë serioze dhe i rrezikojnë jetën.

Dinamo është në kategorinë e dytë në Gjermani, dhe të duket habi që në një nivel të tillë stadiumi të mos jetë në standardet për të mbrojtur jetën e tifozëve, ndonëse nuk duhet të harrojmë se 96 njerëz vdiqën në një stadium të elitës angleze në 1989. Sipas gazetave, edhe tifozë të tjerë ishin ngjitur në murin që solli fatkeqësinë, ndonëse folësi i stadiumit i falenderoi tifozët për sjelljen e përmbajtur gjatë operacionit të helikopterit.

Sfidanti.al