Nejmar duhet të jetë loja, Zidani mendon vetëm Pogbanë!

Futbolli është sporti tipik i “finteve” dhe mashtrimeve”, i driblimit për të gënjyer kundërshtarin, dhe kjo nuk ndodh vetëm në fushë. Shpesh fjala është për diçka krejt tjetër, kur “paf” shpërthen një gjë e paparashikuar, si kalimi i Kutinjos tek Bajerni. Çfarë po gatuajnë së fundmi Reali dhe Barcelona, në pritje të 2 shtatorit që po afrohet?

Kryefjala mediatike është NEJMAR, por ndoshta pikërisht për këtë arsye, transferimi i brazilianit mund të quhet “loja”. Për katalanasit, ndoshta jo edhe aq për shkak të Mesit, por për madrilenët ka gjasë të jetë kështu. Njoftimet e fundit nga Anglia dhe Spanja janë që në “Santiago Bernabeu” po mendojnë për një “sulm” të fundit për Pol Pogbanë. Fillimisht, u shkrua se do të tentohej Kristian Erikseni i Totenhemit, por objektivi kryesor paska qenë kampioni i botës. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Mançester Junajtid do të bëjë çmos të mos e lejojë largimin e mesfushorit. Klubi anglez ndoshta nuk do të pranojë as 150 milionë euro, por do të deklarojë prerë që Pogba është i patransferueshëm, aq më shumë pasi nuk mori dot asnjë mesfushor tjetër qendre deri në 8 gusht.

Sfidanti.al