Interi e quajti të pabesë, Ikardi s’do askund veç Juventusit

Që Ikardi do të largohet nga Interi, kjo tani është e qartë, për shkak të problemeve që ka ai me klubin, por nuk është e qartë se cili klub tjetër është destinacioni i tij i ardhshëm.

Emri i këtij futbollisti argjentinas është lidhur kohët e fundit me Napolin dhe Romën, por duket se vetë Ikardi ka vetëm një opsion – Juventusin. Kjo është edhe arsyeja që Vanda, gruaja dhe agjentja e tij, po rri “urtë”, siç duket, po pret Juventusin.

Gazetari italian Alfredo Pedula, për të cilin thuhet se i ka lajmet të besueshme, vë në dukje se Ikardi nuk po e pret më kot Juven, pasi ai tanimë ka rënë dakord me klubin torinez për kushtet personale, për një pagë vjetore prej tetë milionë eurosh në kuadrin e një kontrate pesëvjeçare.

Sfidanti.al