Milan, cilin do bësh kurban, Pionteku po pret partnerin !

Milani gjatë verës ka sjellë pesë lojtarë të rinj, Teo Ernandez, Rafael Leao, Rade Kruniç, Ismael Benaser dhe Leo Duarte. Klubi gjatë kësaj kohe shiti Patrik Kutronen dhe futbollistin e ri Stefan Simiç, duke siguruar para për Lukatelin dhe Gustavo Gomezin.

Tani klubi rosoner po përpiqet që të sjellë një përforcim të ri, por deri tani ai nuk ka arritur që të angazhojë Anhel Korean, sepse nuk ka para të mjaftueshme, kështu që do t’i duhet që të shesë një nga tre lojtarët e vet më të mirë. Kjo do të thotë se Milani duhet të çlirohet nga shërbimet e portierit Donaruma, Kesit ose edhe të Susos, nëse do që të angazhojë Korean që konsiderohet si një partner ideal për sulmuesin polak Krishtof Piontek.

Sfidanti.al