Duke fituar titullin e turneut Masters në Montreal, Rafael Nadal arriti në vendin e parë të listës së ATP-së për vitin 2019.
Sigurisht që Novak Gjokoviçi vazhdon edhe më tej që të jetë nr.1 në klasifikimin e përgjithshëm, ku llogaritën pikët e viteve të kaluara, por, nëse shihen rezultatet e arritura më 2019, atëherë serbi Gjokoviç ndodhet mbrapa spanjollit Nadal.
Nole nuk mori pjesë në Kanada Open dhe me 6725 pikë ai është i dyti, ndërkohë që titulli që Nadali fitoi në këtë turne të fortë Masters, e ngriti atë në pozicionin e parë më 7225 pikë. I treti ëshë Rozher Federer me 5060 pikë.
Gjokoviçi dhe Nadali ndodhen në garë për vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkohë që në favor të tenistit serb do të jetë mungesa e Nadalit në turneun e Çinçinatit që sapo ka filluar.
Sfidanti.al