Gjorgjeviçi zgjedh “udhëtarët” për në Kinë: Do ta nga froni SHBA-në?

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë në basketbollin per meshkuj, Aleksandar “Sasho” Gjorgjeviç, zgjodhi 14 basketbollistët, me të cilët ai do të luajë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Kinë gjatë dy javëve të parë të shtatorit 2019.

Përfaqësuesja e Serbisë do të luajë më 12 gusht ndeshjen e dytë miqësore kundër Lituanisë në fushën e kësaj të fundit, ndërkohë që nga 16-18 gusht ajo do të marrë pjesë në një turne në Greqi, ku do luajnë gjithashtu përfaqësueset e Greqisë, Italisë dhe të Turqisë.

Para se të mbërrijë në Kinë, Sasho Gjorgjeviç do t’u japë dorën dy basketbollistëve, sepse në Mundobasket kanë të drejtë të regjistrohen vetëm 12 basketbollistë.

Lista e përfaqësueses së Serbisë përbëhet nga: Nikolla Jokiç, Boban Marjanoviç,  Millosh Teodosiç,  Stefan Joviç,  Vasilije Miciç,  Bogdan Bogdanoviç, Dragan Milosavljeviç,  Vladimir Luçiç, Marko Guduriç,  Marko Simonoviç, Nemanja Bjelica, Stefan Birçeviç, Miroslav Raduljica dhe Nemanja Milutinov.

Sfidanti.al