Kur Konte është më i miri i botës? Kur të merr, dhe të jep numrin 9!

Romelu Lukaku ka zbarkuar në Milano së bashku me famën, fizikun e tij të shkëlqyer, dhe 5 milionë ndjekësit në rrjetet sociale. Sulmuesi që është i njohur për muzinën “rep”, shpresohet që të gjejë tek Interi golat që i munguan pak a shumë në “Old Traford”, tek Mançester Junajtidi. Një tjetër detaj ia shtoi kënaqësinë sulmuesit të Belgjikës, atë që trajneri Antonio Konte ia hoqi fanelën me numrin 9 Mauro Ikardit për t’ia dhënë atij.

“Konte është një trajner i shkëlqyer, – ishte përgjigja e Lukakut, – më i miri në botë. Ai është arsyeja që unë ndodhem sot tek Interi. Karriera e Kontes flet vetë, dhe lojtarët përmirësohen kur luajnë për të”. Për fat, Lukaku nuk është si Diego Kosta që pati krisje të fortë me Konten. Komplimenti i belgut për trajnerin erdhi pikërisht pasi italiani e deshi dhe pasi i dha fanelën e sulmuesit kryesor. Tashmë, Interi ëndërron edhe për Milinkoviç-Saviçin.

Sfidanti.al