Oferta që prishi gjumin e Çelsit, Arsenali i fiksuar pas David Luis

Arsenali po bën të gjitha përpjekje që t’u gjejë zgjidhje problemeve që ka në mbrojtje dhe që sezonin e kaluar ishte bërë si “djathi zviceran”, plot vrima. Në këto kushte, klubi londinez i dërgoi një ofertë Çelsit, duke i kërkuar atij qendërmbrojtësin brazilian, David Luis, por klubi i “bluve” të Londrës e hodhi poshtë menjëherë ofertën.

Media shkruan se klubi i Çelsit u habit shumë, kur mori vesh për ofertën e ardhur nga Arsenali, për më tepër që ai është një klub rival qyteti.

Sido që të jetë, Çelsi edhe sikur të dojë, nuk do të mund ta shesë dot Luisin, sepse ky klub e ka të ndaluar nga UEFA që të shesë ose të blejë lojtarë të rinj, për më tepër që mbrojtësi brazilian nënshkroi kohet e fundit një kontratë të re dyvjeçare.

Sfidanti.al