Mancester Siti e Algjeria; ‘luftë’ për cështjen antidopig të Mahrez

Rijad Mahrez nuk u aktivizua në finalen e Community Shield mes Mancester Sitit dhe Liverpulit dhe fundjavën e kaluar u zbulua edhe arsyeja. Mjekët vendosën që të mos rrezikonin të shihnin që futbollisti të rezultonte pozitiv në testet antidoping pasi ishte duke marrë trajtim mjekësor për një infeksion okular.

Mësohet se gjithcka ka ndodhur pas pjesëmarrjes së Mahrez në Kupën e Afrikës me përfaqësuesen algjeriane. Burime pranë Citizens bëjnë të ditur se medikamentin Mahrez e mori pas finales së turneut kështu që ai ishte nën juridiksionin e kombëtares së vendit të tij. Nga ana e saj, te Algjeria mbrohen duke thënë se pas përfundimit të Kupës së Afrikës, ai nuk ishte më problemi i kombëtares, por i Mancester Sitit.

Në këtë pikë ajo që dihet me siguri është se Mahrez gjithsesi është ende në dyshim për ndeshjen me Uest Ham të kësaj fundjave, ndërkohë që polemikat kanë shpërthyer zyrtarisht.

sfidanti.al