Filipe Kutinjo nuk do të kthehet në Premier league gjatë kësaj vere. Futbollisti brazilian që ishtë në bisedime me Totenhemin deri në ditët e fundit të merkatos së kampionatit anglez të futbollit sheh që t’i mbyllet rruga e kthimit për në Angli. për më tepër agjentët e Kutinjos u kthyen në Brazil pasi i konsideruan të mbyllura bisedimet për këtë transferim
Duke parë pamundësinë e kalimit në kampionatin anglez, për Kutinjon reduktohen shanset për largimin nga Barcelona këtë verë. Tashmë të hapura janë vetëm merkatoja e transferimeve në Itali e Francë. në Francë vetëm ekipi i paris Sën Zhermen ka mundësi për të blerë Kutinjon, ndërsa në Itali është Juventus.
Bundesliga mund të jetë një tjetër opsion, por Bajerni nuk ka treguar interes për Kutinjon deri tani. Duke vëzhguar këtë panoramë, ka të ngjarë që Filipe Kutinjo do të qëndrojë te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al