Arsenal bën një blerje të madhe; merr mbrojtësin David Luiz

Arsenal e mbyll merkaton e transferimeve me një tjetër goditje të rëndësishme; blerjen e David Luiz me brazilianin që do të zëvendësojë francezin Koshielni të larguar. Mbrojtësi 32 vjecar u transferua nga Celsi te Topcinjtë e Londrës për vlerën e 8.5 milionë Euro dhe firmosi me Arsenalin një kontratë 2 vjecare

Por David Luiz nuk është i vetmi që i bashkohet Arsenalit në ditën e fundit të merkatos së Premier League. Klubi londinez në fakt arriti të mbyllë me sukses tratativat me Seltik për blerjen e mbrojtësit të majtë Kiran Tirni, kartonin e të cilit e bleu për 25 milionë Paund. Në javët e fundit nën urdhrat e Unai Emeri te Arsenali u vunë edhe Nikolas Pepe blerja e të cilit ishte rekord për Topcinjtë dhe Dani Sebajos.

sfidanti.al