Boban shuan ëndrrën e milanistëve: Modric nuk do të jetë lojtari ynë

Zvonimir Boban shuan ëndrrën e tifozëve të Milanit për Luka Modric. Në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’, një prej drejtuesbe të klubit kuqezi konfirmoi atë cfarë tha ditë më parë edhe Paolo Maldini në lidhje me një transferim të mundshëm të kroatit te kuqezinjtë.

‘Maldini e tha 20 ditë më parë, por duke parë se vazhdon të flitet e shkruhet dua të përsëris se lojtari më i mirë në botë i vitit të kaluar nuk do të jetë lojtar i Milanit-tha Boban duke iu referuar Luka Modric, fituesi i Topit të Artë.-nga ajo që shoh është se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Realit të Madridit. Sigurisht do të ishte fantastike nëse do të vinte te ne, por kjo është e vërteta e vetme. është një person dhe një futbollist i një niveli të lartë. E falenderojmë për urimet që na bëri për sezonin e ri dhe na vjen mirë që ai simpatizon Milanin që kur ishte fëmijë, por është e drejtë që të qartësojmë gjërat edhe në respekt të tifozëve tanë’.

sfidanti.al