Lufta PSG-Barcelona për Nejmar; ndërhyn Reali i Madridit

Edhe Reali i Madridit është plotësisht në garë për blerjen e Nejmar. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle Los Blancos po studiojnë strategjinë për t’iu rrëmbyer rivalëve të përjetshëm të Barcelonës kartonin e sulmuesit brazilian të Paris Sën Zhermenit.

Në të vërtetë, Nejmar dëshiron kthimin te Barcelona, por bisedimet mes transalpinëve dhe katalanasve janë shumë të komplikuara. Kjo edhe për faktin se Paris Sën Zhermen nuk ka ndërmend të lejojë kalimin e Nejmaritte Barcelona për shkak të tensioneve mes dy klubeve.

Kështu që Reali i Madridit ka vendosur që të ndërhyjë në momentin vendimtar për t’i bërë këtë ‘shaka të hidhur’ rivalëve të Barcelonës. Vlen të kujtohet se Florentino Perez gjithnjë ka dashur Nejmarin në sSantiago bernabeu edhe pse te Reali i Madridit nuk janë shumë të bindur për këtë. për më tepër ai do të kërkojë të perfitojë edhe nga raportet e mira që ka me Al Kelaifin dhe një përfshirje e garet Bejl në tratativa mund të lehtësojë këtë operacion.

sfidanti.al