Shokon Majk Tajson: Përdorja urinën e fëmijëve të mi për të kaluar testet antidoping

Majk Tajson nuk rresht kurrë së habituri edhe pse në shumicën e rasteve kjo ndodh në aspektin negativ. Ish kampioni i botës në peshat e rënda në boks ka kaluar gjithnjë cdo limit në jetën e tij dhe së fundmi në një intervistë për ESPN bëri një zbulim të pabesueshëm duke pranuar se kishte përdorur urinën e fëmijëve të tij në testet antidoping.

‘Doja të përdorja urinën e bashkëshortes sime për testet antidoping, por ajo më tha: Po sikur të rezultosh shtatzën-tregon Majk Tajson-kështu mendova të marr kampionë të urinës nga fëmijët e mi. Si ia bëja? Përdorja penis fals që e mbante me vete stafi im mjekësor’.

Majk Tajson ka shpenzuar një pasuri orej 300 milionë Dollarësh në jetën e tij të turbulluar duke rrezikuar falimentimin edhe për shkak të shpenzimeve për divorce, objekteve luksoze, të dashurat e tij dhe kokainë. Në dhjetor të 2006 ai u arrestua në Arizona për posedim të kokainës dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur pasi aksidentoi një makinë të policisë teksa largohej nga një lokal. në atë kohë ai pranoi se përdorte substanca të ndaluara: ‘Jam një toksikopendent-iu tha Tajson agjentëve të policisë që e ndaluan.

sfidanti.al