Lesteri nga katër kampionë ka nxjerrë 200 milionë sterlina!

Historinë më të bukur në Premier Ligën angleze sigurisht që e ka Lester Siti, një klub që asnjëherë nuk kishte qenë pranë titullit të kampionit, por ja që e fitoi atë para tre vitesh, duke i habitur të gjithë anekënd botës. Por, veç faktit që fituan titullin, “dhelprat”, sikurse e quajnë ndryshe Lesterin, u dhanë të tjerëve një leksion mjaft të mirë në fushën menaxhimit të futbollit.

Nëse klubeve të mëdhenj që të bëjnë ekip të mirë, u duhen pasuri të mëdha, duke shpenzuar nga njeri sezon transferimesh në tjetrin më shumë se 100 milionë sterlina, Lesteri nuk e ka pasur kurrë këtë luks që të shpenzojë shumë para që të bëjë ekip, por ama, qëkur u bë kampion i Anglisë, ai e shfrytëzoi shkëlqyeshëm formacionin kampion që i ka sjellë atij një “qar” të pastër prej 200 milionë sterlinash!

Hari Meguajer është futbollisti i katërt nga formacioni kampion që u shit, duke sjellë në arkën e Lesterit 85 milionë sterlina, shtatë herë më shumë sesa ky klub i pagoi për të Hallit, kur e bleu këtë lojtar.  Meguajeri është lojtari i katërt që shitet nga Lesteri gjatë këtyre tre viteve të fundit, duke filluar me Deni Drinkuoterin e Ngolo Kanten dhe duke vazhduar vjet me Riad Marezin.

Besoni ose jo, por Lesteri, për të blerë katër katër lojtarët e mësipërm, ka harxhuar gjithsej 21,69 milionë sterlina dhe nxori prej tyre një fitim neto prej më shumë se 200 milionë sterlinash!

Sfidanti.al