Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, do të bashkohet së shpejti më Shkëndijën e Tetovës që, në fakt, kohët e fundit është përfshirë në një krizë rezultatesh, sidomos, në skenën evropiane, ku ajo u eliminua brenda një kohe të shkurtër nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Evropës qënëndeshjet e para kualifikuese nga klube pothuajse anonimë, fillimisht nga Nome Kalju (Estonia) dhe më pas nga Dudelanzhi (Luksemburg), duke ndezur “sistemin e alarmit” te pronari i klubit tetovar, Lazim Destani (pronar i kompanisë shqiptare “Ekolog”).
Sipas mediumeve në gjuhën shqipe në Maqedoni, Cana do të vendoset në pozicionin e presidentit të klubit, si edhe në të njëjtën kohë do të kryejë edhe rolin e drejtorit sportiv të klubit në fjalë. Pritet që ditët e ardhshme sa më sipër të promovohet edhe zyrtarisht.
Lorik Cana ka qenë kapiten i përfaqësueses së Shqipërisë dhe gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka luajtur me PSZH-në, Marsejën, Sanderlendin, Gallatasarajin, Lacion, Nantën…
Sfidanti.al