Botërori i notit mbyllet me dy rekorde të rinj

Në ditën e fundit të kampionatit botëror të notit që u zhvillua në Guangju të Koresë së Jugut, u thyen dy rekorde, një botëror dhe një evropian. Stafeta amerikane e femrave (Regan Smith, Lili King, Kejsi Dahlia dhe Simon Manuel) vendosi një rekord të ri botëror në disiplinën 4×100 metra katërnotimsh, duke e mbyllur garën me kohën me kohën 3.50.40 minuta dhe duke e përmirësuar kështu rekordin që i përkiste po stafetës amerikane, të vendosur para dy vitesh në Budapest.

Një rekord të ri botëror vendosi edhe notarja amerikane Regan Smith që në pjesën e saj të garës, në përbërje të stafetës së mësipërme, në 100 metërshin e shpinës arriti kohën rekord 57.57 sekonda, duke thyer kështu rekordin botëror që mbahej nga bashkatdhetarja e saj, Ketlin Bejker (58 sekonda).Është më të vërtetë për të ardhur keq që Smithi nuk konkurroi në garën individuale 100 m shpinë.

Në të njëjtën disiplinë për meshkuj, pra në 4×100 metra katërnotimsh, fitoi stafeta britanike që arriti kohën 3.28.10 minuta, rekord i ri evropian.

Sfidanti.al