Ronaldo zbarkon në Marbeja; vilë e re prej 1.5 milionë Euro

Kristiano Ronaldo dihet që është një maniak i kujdesit për trupin dhe që kuron cdo detaj për t’u shprehur sa më mirë në fushën e lojës pacvarësisht viteve që po kalojnë edhe për të. por vëmendja e sulmuesit 34 vjecar shkon edhe në aspekte të tjera që nuk kanë të bëjnë me futbollin sic është fusha e investimeve.

Së fundmi Kristiano Ronaldo rezulton se ka blerë një vilë luksoze në Marbeja të Spanjës me një vlerë prej 1.5 milionë Eurosh, një ndërtesë e re që i shtohet pasurisë së patundshme të futbollistit me vlerë totale prej 30 milionë Eurosh.

sfidanti.al