Oskari – përsëri në Evropë: Dua të luaj në Itali

Futbollisti brazilian Oskar, para dy vitesh, u largua papritmas nga Çelsi me drejtim për në Kinë, por tani duket se aventurës së tij aziatike po i vjen fundi dhe ai do të kthehet edhe një herë tjetër në “kontinentin e vjetër”. Ky futbollist ofensiv ka dëshirë që të luajë në Itali dhe, në fakt, interesim për të kanë shprehur Interi dhe Milani.

“Gjatë dy javëve të fundit, unë kam kontaktuar me të dy klubet e Milanos. Tani për tani, nuk mund të jap hollësira, por një gjëështë e sigurt, se unë dua të luaj në Itali”, deklaroi Oskari.

Në fakt, kontrata aktuale e futbollistit brazilian përfundon më 2020, por ka shumë mundësi që një nga klubet italiane të mësipërm, ku ka dëshirë të shkojë të luajë Oskari, ta marrë hua këtë të fundit me opsionin e blerjes së plotë të tij.

Sfidanti.al