Një kampion i NBA-s – te CSKA-ja e Moskës?

Klubi rus kampion i Evropës, CSKA e Moskës, ka mbetur pa lojtarët e vet më të mirë, Nando de Kolo dhe Serhio Rodrigez, kështu që tani ai ndodhet në kërkim të përforcimeve të mira eventuale të reja që ta ruajë mbizotërimin e vet në Evropë.

Në klubin moskovit ka ardhur nga Sakramento, Kostas Kofus që luan prej një kohe të gjatë në NBA në pozicionin qendër, por pritet që në Moskë së shpejti të vijë edhe Xheremi Lin, ylli i NBA-s që “shpërtheu”, duke luajtur me bluzën e Niksave të Nju Jorkut dhe që, brenda njëkohe të shkurtër, u bë një nga basketbollistët më të mirë të NBA-s. Më vonë, ky basketbollist, tani 30-vjeçar, ka luajtur me Hjustonin, Sharlotin dhe Atlantën, ndërsa sezonin e kaluarme bluzën e Toronto Raptorsave ai fitoi titullin e kampionit të NBA-së.

Tani, ai ka dëshirë që të luajë në Evropë dhe, sikurse duket, Lin do të përfundojë të CSKA-ja e Moskës.

Xheremi Lin, gjatë karrierës së tij, ka një mesatare shënimi prej 11,6 pikësh dhe 4,3 asistencash për ndeshje.

Sfidanti.al