Reali pa fat: Pas “dajakut”, dëmtohet edhe Luka Joviç

Reali i Madridit pësoi një humbje katastrofike 3-7 nga Atletiko e Madridit qëështë rivalja e tij më e madhe në kryeqytetin spanjoll, ndërkohë që në këtë ndeshje listës së lojtarëve të dëmtuar iu shtua edhe një tjetër, sulmuesi serb Luka Joviç, të cilit iu desh që të dilte nga fusha shumë herët, pasi pësoi një goditje të fortë gjatë një dueli me portierin kundërshtar, Jan Obllak. Ende nuk dihet sesa serioz është dëmtimi, por, sidoqoftë, gjithçka do të bëhet e qartë brenda një kohe të shkurtër.

Joviçi është futbollisti i katërt i Realit që dëmtohet pa filluar sezoni, ndërkohë që para tij janë dëmtuar Asensio, për të cilin thuhet se kurimi i tij do të zgjasë deri në tetë muaj, si edhe Brahimi dhe Mendi.

Sfidanti.al