Gjyqtarja më e mirë e Maqedonisë së Veriut, Ivana Projkovska, fitoi besimin e UEFA-s që të gjykojë ndeshjen finale të kampionatit evropianU-19 për femra që po zhvillohet në Skoci.
Për trofeun e këtij Evropiani do të luftojnë Franca dhe Gjermania që do të ndeshen të dielën, në orën 18:00, në stadiumin “Sent Miren”. Për maqedonasen Projkovska, ky arbitrim do të jetë shpërblimi më i madh në karrierën e saj si gjyqtare kryesore.
Të rejat gjermane kanë fituar në dy finalet e mëparshme kundër versnikeve të tyre franceze, kështu edhe kësaj here ato konsiderohen favorite kryesore.
Sfidanti.al