Kjo e shtunë ishte shumë emotive për Andres Iniestën. Mesfushori spanjoll për herë të parë u vu kundër ish skuadrës së tij, Barcelonës, një vit pas largimit prej saj dhe kjo ndodhi me rastin e Rakuten Cup, një miniturne i zhvilluar në Japoni kur skuadra e tij e re Vissel Kobe u përball me kampionët e Spanjës.
Iniesta pati një takim të përzemërt me ata me të cilët ka ndarë kaq shumë e shumë gëzime për trofetë e fituar, por nuk ishte i vetmi që përjetoi momente të tilla emocionale, pasi edhe David Vija është një njohje e vjetër e katalanasve dhe që luan përkrah Iniestës në Ligën Japoneze të Futbollit.
Por për Vissel Koben dhe Iniestën fundi i kësaj sfide ishte i hidhur pasi fitorja e sfidës dhe turneut i takoi pikërisht Barcelonës që i mbylli 90 minutat me rezultatin 2-0. Të dy golat e katalanasve, që për më tepër prezantuan edhe uniformën e dytë të sezonit 2019/20 u shënuan në pjesën e dytë të sfidës dhe që të dy patën të njëjtin autor, Karles Perez që është pjesë e akademisë së Barcelonës. Grizman u aktivizua sërish si titullar teksa luajti në pjesën e parë por pa mundur dot të gjejë golin
sfidanti.al