Juventus, Dibala është pro transferimit; vendimtare, biseda me Sarrin

Rrugët e Juventusit dhe Paulo Dibalës ndoshta janë të destinuara të ndahen. Sulmuesi argjentinas nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Zonja e Vjetër dhe duket se është gati të lërë kampionët e Italisë për të provuar një aventurë të re në një ligë tjetër. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Tuttosport’ sipas së cilës për momentin Dibala ndidhet me pushime dhe do të kthehet në Torino ditën e diel.

Në këtë pikë vendimtar do të jetë një takim mes futbollistit dhe trajnerit Mauricio Sarri i cili foli për pozitat e Dibalës në konferencën për shtyp para ndeshjes me Interin, por edhe me drejtuesit e Juventusit

Trajneri do të donte që ta rilancionte 25 vjecarin pas një sezoni në dritëhije, por rrugët e merkatos janë pafund. Për më tepër Juventusit iduhet që të spastrojnë disi repartin e sulmit ku Higuain pavarësisht insistimit të Romës vazhdon të rezistojë pas nuk ka ndërmend të lërë bardhezinjtë, ndërkohë që edhe situata e Manxhukic është pezull.

Kështu që largimet e lojtarëve janë të domosdoshme për Juventusin për të tentuar sjelljen në Torino të Ikardit pa harruar këtu edhe luftën e hapur me Fiorentinën për Kiezën. Në këtë aspekt futbollisti që mund të largohet më lehtë është pikërisht Dibala të cilin Juventus e vlerëson 80 milionë /Euro, ndërkohë që skuadrat që pretendojnë shërbimin e tij janë Totenhemi, Mancester Junajtid dhe PSG. Ai që duket se po lëviz më dshumë në këtë moment është pikërisht Mancester Junajtid që mund të përfshijë në tratativa edhe Pogba me francezin që është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit.

Problemi në këtë pikë qëndron te koha ëpër këto tratativa që është shumë e shkurtër duke qenë se në Premier League merkatoja e transferimeve mbyllet në 8 gusht.

sfidanti.al