Barcelona-Grizman? Transferimi mund të bllokohet

Lufta që Atletiko Madrid i ka haour Barcelonës për Antuan Grizman mund të ketë një pasojë të fortë e të bujshme; bllokimin e transferimit të futbollistit në Camp Nou. Ai që e bëri të ditur këtë ishte presidenti i La Ligës, Havier Tebas i cili nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të marrë parasysh të gjitha opsionet në lidhje me këtë cështje mes të cilave edhe atë që kërkohet nga ‘Los Colchoneros’.

‘Atletiko Madrid na ka shkruar duke pyetur nëse mund të bllokojmë transferimin e Grizman te Barcelona-tha Tebas për Radion Onda Cero-kjo mund të ndodhë. Një mekanizëm ka nisur dhe organet përgjegjëse do të duhet të zgjidhin situatën. Unë nuk kam asnjë element gjykimi’

Sic dihet, sipas Atletiko Madrid, futbollisti e arriti akordin me klubin rival në muajt e pranverës në momentin kur klauzola e kontratës së Grizman me madrilenët ishte 200 milionë Euro. Ndërsa Barcelona në fakt pagoi 120 milionë Euro në arkat e Atletikos që ishte vlera e klauzolës së kontratës së Grizmanit pas 30 qershorit për të bërë më pas edhe prezantimin e futbollistit. Por sipas asaj që deklaron Tebas, Grizman nuk është e thënë që të veshë fanelën e Barcelonës në javën e parë të kampionatit

sfidanti.al