Napoli ndodhet në rrugën që politika e tij e transferimeve të pësojë një goditje të dyfishtë, duke qenë se ky klub do të mund të humbasë jo vetëm Hames Rodrigezin, por edhe Nabil Fekirin si alternativë të futbollistit kolumbian.
Rodrigezi ka disa kohë që ishte objektiv i Napolit, por paaftësia e këtij të fundit që të merret vesh me Realin e Madridit, pronë e të cilit është futbollisti kolumbian, bëri që ky mesfushor të marrë rrugën drejt Atletikos së Madridit. Gazeta “Habla Deportes” bën të ditur se Hames Rodrigezi (28 vjeç) gjatë ditëvr të ardhshme do të prezantohet si lojtar i ri i klubit të “jorgaxhinjve” që do t’i paguajë klubit “mbretëror” 40 milionë euro plus disa bonuse për futbollistin në fjalë që tani pritet të bëjë kontrollet mjekësore tek Atletiko.
Sa i përket Fekirit, sikurse bën të ditur “RMC Sport”, ai i ka bërë të ditur presidentit të Lionit, Zhan Mishel Ola, seka dëshirë që të shkojë te Betisi, megjithëse në të njëjtën kohë ai synohet edhe nga Napoli.
Sfidanti.al