E paparë: Ka alergji nga bari, por luan futboll!

Dashuria për futbollin është mbi gjithçka tjetër, madje është më e madhe edhe sesa alergjia. I tillëështë rasti i mbrojtësit 26-vjeçar të Aintrahtit të Frankfurtit, Dani da Kosta, që në çdo ndeshje është i detyruar të përballet më një situatë të pazakontë. Ai e ka pranuar se ka një alergji të veçantë, më saktë bëhet keq sa herë që bie në kontakt me barin e gjelbër të fushës!

Sa më sipër, është më të vërtetë një problem i madh për një futbollist profesionist që e nxjerr “bukën e gojës” pikërisht në fushën e gjelbër dhe është çdo ditë në kontakt me barin e saj. Pikërisht, për këtë arsye, Da Kosta mban veshur bluza me mëngë të gjata, madje edhe gjatë verës, kur temperaturat janë të larta.

“Unë gjithë mbaj veshur bluza me mëngë të gjata. Unë nuk e di se nga më vjen kjo lloj alergjie”, deklaroi futbollisti i mësipërm që thotëse mirë që duart i ka mbulur, por çfarë t’u bëjë atyre pjesë të këmbëve midis getave dhe fundit të mbathjeve që janë të ekspozuara ndaj prekjes nga bari, ku ai bie në fushë.

Sidoqoftë, sikurse thotë vetë Da Kosta, kruarja e këmbëve mbas prekjes të barit është e tolerueshme, jo si pjesët e tjera të trupit që ky futbollist i ka mbuluar “hermetikisht”.

Sfidanti.al