Mauro Ikardi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Interit, Antonio Konte, kështu që klubi po bën të gjitha përpjekjte që të çlirohet sa më shpejt nga shërbimet e tij. Ikardi nuk do që të largohet nga Italia dhe dëshira e tij primare është që të shkojë te Juventusi, duke i hedhur poshtë të gjitha ofertat e tjera.
Mediumet italiane thonë se Interi ia ka ofruar Ikardin Arsenalit, duke dashur që në drejtimin e kundërt të vijë Pjer Emerik Obamejang. Sidoqoftë, “Sport Mediaset” vë në dukje se kjo ofertë ka dështuar, sepse Ikardi refuzoi menjëherë që të shpërngulet për në “Emirati”.
Ky futbollist do që të shkojë te Juventusi që ofron “vetëm” 40 milionë euro, ndërkohë që Interi do që të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e Ikardit.
Sfidanti.al