Trajneri i Juventusit, Mauricio Sari, e pranon se atij i pëlqen Pol Pogba, por, siodoqoftë, vë në dukje se ai është një futbollist që i përket Mançester Junajtidit.
“Me të vërtetë, mua më pëlqem Pogba, por ai është lojtar i Junajtidit. Unë nuk jam drejtor sportiv dhe nuk mund të them sesi është situata”, deklaroi Sari, duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me klubin “bardhezi”.
“De Lihti ende nuk i ka nisur stërvitjet me neve, por presim që ai t’i nisë ato shumë shpejt”, vuri në dukje Sari, duke shtuar se në sistemin e lojës së tij 4-3-3 Kristiano Ronaldo do të luajë në pjesën e majtë të fushës.
Sfidanti.al