Xhejms Harden, ylli nr.1 i Hjuston Raketsave, nuk e la që t’i ikë rastiqë të takohej dhe të dilte në fotografi me futbollistët yje e Realit të Madridit, tifoz i madh i të cilit është ky basketbollist as që konsiderohet si një nga më të mirët në NBA, pra edhe në botë. Reali, sikurse, dihet, luajti në qytetin e Hjustonit në kuadrin e turneut përgatitor që klubi “mbretëror” po zhvillon në SHBA.
“Mjekrra”, sikurse quajnë Hardenin, për shkak të mjekrrës së tij “pis” të zezë që mban, ndoqi ndeshjen në kuadrin e Kupës Internacionale, në të cilën Reali u mund 1-3 nga Bajerni i Mynihut.
Xhejms Hardeni, gjatë ditëve të fundit, tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, sepse njoftoi se ai nuk do të marrë pjesë në Botërorin e basketbollit që do të zhvillohet në Kinë, duke filluar nga data 30 gusht 2019.
Sfidanti.al