Axhenda e Mani Pakiaos është plot e përplot me aktivitete. Boksieri kampion bote në WBA në peshat welter, përvec punës së tij si senator në Filipine dhe impenjimit të tij familjar si baba i 5 fëmijëve, ka një pasion edhe për basketbollin.
Në fakt ky pasion për këtë sport i Pac Man është i njohur duke qëenë se ai është pronar i Ligës Filipinase të Basketbollit. Por tani pas fitores ndaj Thurman në Las Vegas, boksieri tashmë 40 vjecar ka shfaqur interes të bëjë investime në NBA. Lajmi bëhet i ditur nga ‘TMZ Sports’ ku e ka thënë hapur se dëshiron të blejë një skuadër të kampionatit më spektakolar të basketbollit në botë, por kjo nuk do të ndodhë në mënyrë të menjëhershme.
Pakiao pas duelit me Thurman ka vendosur që për 2019 të mos ngjitet më në ring, por këtë do ta bëjë në 2020 në moshën 41 vjecare dhe mund të mos jetë sfida e tij e fundit duke qenë se synimi i tij është të duelojë deri në moshën 45 vjecare
Për më tepër, projekti i pakiaos për blerjen e skuadrës së NBA është afatmesëm. Boksieri është i bindur se eksperienca e tij në MPBL do t’i shërbejë të zbarkojë në NBA dhe se ai është vetëm duke pritur rastin e duhur për të blerë skuadrën perfekte. Përsa i përket të ardhurave financiare të Pakiaos, për momentin vlerësohet se boksieri ka fituar në karrierën e tij 500 milionë Dollarë, 26 milionë i siguroi vitin e kaluar.
sfidanti.al