Algjeriani Ismael Benaser – më i miri në Kupën e Afrikës

Duhet të kalonin plot 29 vite që Algjeria të shpallej përsëri kampione e Afrikës. “Dhelprat e shkretëtirës”, sikurse i quajnë ndryshe algjerianët, dolën në krye të “kontinentit të zi” për herë të parë që nga viti i larggët 1990, duke mundur në finale 1-0 Senegalin.

Futbollisti më i mirë i Kupës së Afrikës u shpall algjeriani 21-vjeçar Ismael Benaser që luannë Serinë A me Empolin. Benaseri, në fakt, ka lindur në Francë dhe babanë e ka maroken, por e ëma e tij është algjeriane, kështu që ai zgjodhi të luajë me “mëmëdheun”, pra me Algjerinë.

Benaseri luajti shkëlqyeshëm pothuajse në çdo ndeshje të Kupës së Afrikës, duke lënë në hije kapitenin e ekipit algjerian, Riad Marez, që luan me Mançester Sitin.

Golashënuesi më i mirë i Kupës së mësipërme u shpall sulmuesi nigerian Odion Igallo me pesë gola, para algjerianëve Marez e Ounas, kongolezit Bakambu dhe senegalezit Mane, të gjithë me nga tre gola.

Sfidanti.al