Pas stuhisë, del dielli; Grizman sa i qeshur në stërvitjen e Barçës

Pasditja e së dielës ishte e gjitha për Antuan Grizmanin i cili bëri prezantimin e tij si futbollist i barcelonës në shoqërinë e Presidentit Bartomeu dhe Drejtorit Sportiv Erik Abidal. pasi firmosi kontratën e tij 5 vjecare, sulmuesi francez iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se nëse do të duhet të kërkojë ndjesë për atë cfarë ndodhi në tratativat me katalanasit vitin e kaluar, atëherë ai do ta bëjë këtë në fushën e lojës ku ai flet më mirë.

Mëngjesin e kësaj të hëne, 28 vjecari zhvilloi stërvitjen e tij të parë me Barcelonën duke e lënë pas lamtumirën mes polemikash me Atletiko Madrid. Grizman në seancën stërvitore u shfaq i lirshëm dhe i qeshur me shokët e tij të skuadrës me të cilët bëri shpesh shakara.

Një pamje kjo që tregon se sulmuesi e dëshironte me cdo kusht kalimin te Barcelona dhe tani që e arriti objektivin e tij ai nuk mund ta mbajë gëzimin e tij

sfidanti.al