Cështja Hames Rodrigez; Reali e Napoli janë larg; Atletiko ‘shkel gazin’

Merkatoja e kësaj vere ka shumë histori që po zgjasin dhe një prej tyre është ajo me protagonist Hames Rodrigez. Kolumbiani është obektivi kryesor i Napolit e trajnerit Anceloti. problemi në këtë pikë qëndron te presidenti i Realit të Madridit që zotëron kartonin e futbollistit, Florentino Perez që këmbëngul në kërkesën e tij për të marrë 42 milionë Euro për kartonin e Hames Rodrigez, shifër të cilën presidenti i Napolit, De Laurentis nuk dëshiron ta shpenzojë.

Nga kjo situatë e krijuar mund të përfitojë Atletiko madrid që ka hyrë me forcë në këtë garë. Hames Rodrigesit i pëlqen ideja që të punojë me Karlo Ancelotin, por propozimi i Los Colchoneros që nuk e kanë problem të paguajnë për kartonin e lojtarit për një pagë prej 6.5 milionë Euro, po e tundon jo pak Hames Rodrigez
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Marca’, Atletico madrid ka filluar të krijojë hapësira në skuadër për ardhjen e mundshme të Hames Rodrigez.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, madrilenët kanë nxjerrë në merkato Anhel Korrean e Kalinic, ndërkohë që Diego kosta ëshyë në shënjestrën e Flamengos, ndërkohë që pëlqehet edhe nga Everton e Uest Hem në Premier League. Pas largimit të Grizmanit dhe ardhjes së Zhoao Feliks, Atletiko Madrid kërkon të bëjë një tjetër blerje të rëndësishme për trajnerin Simeone.

sfidanti.al