Bravo Sampdoria! Kësaj i thonë bli këlysh dhe shit qen të madh..

Sampdoria po fërkon duart nga kënaqësia, pasi arriti që t’ia shesë shtrenjtë Lionit futbollistin danez Joakim Andersen. Në fakt, kjo shitje është një punë e shkëlqyer, pasi u fituan para të mëdha, ndërkonë që për Andersenin kishin treguar interesim, veç Lionit, edhe Totenhemi dhe Milani.

Në këto kushte, Sampdoria priti se cili nga klubet e mësipërm do të sillte ofertën më të mirë dhe garën e fitoi kampioni i shtatëfishtë  francez, Lion, që ra dakord të paguante për qendërmbrojtësin e lartpërmendur 24 milionë euro, ndërkohë që do të paguajë në formë bonusesh edhe gjashtë milionë euro, pra gjithsej 30 milionë euro.

Kështu, Sampdoria realizoi një supershitje, sepse,  më 2017, ajo ia bleu Andersenin Tventes, duke i paguar kësaj të fundit vetëm 1,2 milion euro!

Sfidanti.al