Koshielni zhgënjen Arsenalin: refuzon të shkojë në SHBA!

Kapiteni i ekipit, Loran Koshielni, nuk shkoi me Arsenalin për fazën përgatitore në SHBA, ndërkohë që e gjitha pjesa tjetër e këtij ekipi londinez hipi në avion dhe u nis. Thuhet se ai do që të largohet nga klubi në fjalë gjatë verës dhe do të kthehet në Francë. Sipas medias angleze, ky futbollist francez ka ofertë nga Bordoja, me të cilën ai prej disa kohësh ka kyrë në kontakt.

Me këtë rast, klubi Arsenalit publikoi një prononcim, ku theksohej:

“Ne jemi të zhgënjyer nga veprimi i Loranit, sepse ajo që bëri ai, është në kundërshtim me rregullat tona. Ne shpresojmë se kjo situatë do të zgjidhet shpejt dhe që ne jemi të mos jemi të detyruar të bëjmë komente të tjera”.

Kosçielni ka nëntë sezone që luan me Arsenalin, ku erdhi nga klubi Lorien. Ai është 33 vjeç dhe dëshira e tij është që të kthehet në atdhe, kur edhe ta mbyllë karrierën si futbollist.

Sfidanti.al