E bujshme në NBA; Uestbruk lë Oklahomën për të kaluar te Hjustoni

Merkato e lojtarëve në NBA regjistron një tjetër transferim të bujshëm. Një burim shumë pranë Oklahoma Sitit ka konfirmuar largimin yllin e Thunder, Rasëll Uestbruk që prej 11 vitesh ishte simboli i kësaj skuadre me basketbollistin që kalon te Hjuston Rokets ku do të takohet sërish me Xhejms Harden me të cilin ka luajtur edhe më parë për 3 sezone duke arritur në finale në 2012 ku humbi ndaj Miamit.

Në kuadër të kësaj lëvizje bëhet e paevitueshme kalimi i Kris Pol drejt Oklahokmës. Gjatë 11 sezoneve me fanelën e skuadrës së Thunder, Rasëll Uestbruk arriti të fitojë të drejtën për të luuajtur në All Star Game në 8 raste dhe në 2017 u shpall MVP i kampionatit. Por së fundi ai shprehu dëshirën për të luajtur te një skuadër që është në gjendje të luftojë për titullin në NBA, dëshirë që iu realizua pasi tani ai do të jetë nën urdhrat e Majk D’Antonit pikërisht te skuadra teksane e Hjustonit.

‘Lejuam largimin e dashurisë sonë më të madhe për të marrë dashurinë tonë të parë-tha Kryetari i bashkisë së Oklahoma Sitit, David Holt në Twitter duke bërë një lloj loje fjalësh duke iu referuar kalimit të Uestbruk te Hjustoni dhe ardhjes së Kris Pol që e ka nisur karrierën e tij pikërisht te skuadra e Thunder.

sfidanti.al