Nejmari luan me nervat e PSZH-së, e presin në Paris..ia mbath në Torino

PSZH-ja dhe Nejmari janë top temat që diskutohen sot në median botërore, ndërkohë që klubi francez bëri të ditur se futbollisti brazilian nuk u paraqit në seancën e parë zyrtare të fazës përgatitore për sezonin e ri.

Duket se Nejmari do që të bëjë të kundërtën e asaj që do PSZH-ja, me qëllim që “t’ia ngrejë nervat” klubit parisien që ky i fundit ta shesë atë. PSZH-ja madje paralajmëroi se do ta dënojë futbollistin brazilian, por ky i fundit me sjelljen e tij duket se nuk është aspak i interesuar për atë që mund të bëjë klubi francez.

Kështu, në vend që të shkojë dhe të bëjë stërvitje në Paris, ai u pa ditët e fundit në Torino, duke u shoqëuar me Kristiano Ronaldon dhe mikun e tij Rikardo Regus.

Sfidanti.al