Mario Gëce nuk do të luajë nesër në përballjen e Dortmundit në “Santiago Bernabeu”, por skuadra e rëndësishme gjermane nuk duket se e ka humbur optimizmin e saj. Udhëtimi drejt Madridit, ku do të luajë ndaj Realit në Champions, u realizua me pozitivitetin e një formacioni me lojtarë të rinj dhe të talentuar, dhe që di të shkëlqejë kundër rivalëve. Ekipi i trajnerit Tomas Tuhel e tregoi veten ndaj Realit në “Signal Iduna Park” kur barazoi një ndeshje që u duk e humbur, si dhe në Bundesligë ku mposhti Bajernin.
Sot, 20 vjet pas triumfit të parë dhe të vetëm në Champions nën drejtimin e Otmar Hicfeldit, Borusia ende nuk duket gati për të realizuar një tjetër mrekulli, por është gjithnjë e gatshme për të luajtur futboll të madh. Dortmundi mund të luajë për dy rezultate ndër 3, pasi kryeson grupin dhe i mjafton barazimi për të përfunduar në krye, dhe për të pasur një short, besohet më të lehtë në turin e dytë. Madridit të Zidanit dhe Ronaldos i bën punë vetëm fitorja.
Sfidanti.al