Një gjë dihet me siguri, që ai ka bërë kërkesë zyrtare për t’u larguar. Karrierës së Marselos në “Santiago Bernabeu” i ka ardhur fundi, pas 12 vitesh të shkëlqyer, dhe braziliani është i vendosur të mos lejojë të mbetet prapa. Besohet se trajneri i Realit, Zinedin Zidan, e cilëson jo të sigurt për lojtar formacioni (pavarësisht nga vlerësimi i lartë që ka për të), ndaj edhe Marselo e bëri kërkesën për t’u lënë i lirë.
Në moshën 31-vjeçare nuk është se i mungojnë admiruesit, madje ata janë rreshtuar përpara “hyrjes” së “Bernabeut”. Juventusi mund të quhet në “pole position”, por kredenciale të forta kanë edhe Milani apo Paris SG, pse jo edhe Arsenali. Braziliani do të donte një përvojë të re, me Premier Ligën si kampionatin më të fortë, Serinë A ku do të luante me klube të mëdhenj, si dhe Francën, në një ligë më të lehtë, por me PSG-në që ndoshta synon Championsin.
Për 13 vjet në Madrid, ai fitoi 4 tituj kampion të Spanjës , 4 Champions, dhe gjithsej jo më pak se 20 trofe, duke u bërë një nga lojtarët më të dekoruar të historisë së futbollit.
Sfidanti.al