Sulmuesi kroat, Mario Manxhukiç, këtë verë me siguri që do të largohet nga Juventusi. Ardhja e trajnerit të ri te Juventusi nuk i shkoi për shtat këtij futbollisti, përkundrazi, Manxhukiçi nuk bën pjesë në planet taktike të trajnerit Mauricio Sari dhe kështu mbas katër vitesh futbollisti kroat do të jetë i detyruar që të largohet nga “Zonja e vjetër”.
“Gazeta delo Sport” shkruan se gjithçka është vendosur, por, megjithatë, Sari do të donte që sulmuesi kroat të vazhdonte të qëndronte te Juventusi, por pa i garantuar atij vend në formacionin e parë. Në këtë mënyrë, Manxhukiçi do të ulej në stolin e rezervave, gjë që atij me siguri që nuk do t’i pëlqente, kështu që ai me siguri që do të dojë të largohet nga klubi “bardhezi”.
Ka lajme se ai mund ta vazhdojë karrierën në Gjermani te Borusia e Dortmundit, por këto lajme janë në nivel spekulimesh. Kontrata e Manxhukiçit me Juventusin shkon deri në vetën e vitit 2021.
Sfidanti.al