Media angleze shkruan se shumë shpejt do të aktivizohet klauzola e blerjes së futbollistit të Atletikos së Madridit, Rodri (23 vjeç), që verën e kaluar erdhi nga Vilareali tek klubi i “jorgaxhinjve”, pasi për të u paguan 25 milionë euro, ndërkohë që klauzola e shitjes së tij në kontratë është 70 milionë euro.
Rodri, në fakt, është një dëshirë e trajnerit Pep Guardiola, ndërkohë që media vë në dukje se transferimi i tij tanimë është një punë e mbaruar. Ky futbollist spanjoll do të mund ta zëvendosojë me dinjitet Fernandinjon në mesfushë.
Nëse lajmet për transferimin e mësipërm do të konfirmohen, atëherë Rodri do të bëhet përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Sitit, ndërkohë që rekordin tani për tani e mban Riad Marez që erdhi te Siti verën e kaluar, pasi për të u paguan 68 milionë euro.
Sfidanti.al