Në garë për “diamantin” italian,Zaniolo,  hyn edhe Totenhemi

Juventusi po bën përpjekje të mëdha që të sigurojë shërbimet e Nikolo Zaniolos së Romës që sezonin e kaluar e tregoi veten si një nga talentet e reja më të mëdha në Evropë. Ky futbollist i ri zhvilloi sezonin e tij të parë në nivel të rriturish, qëkur erdhi në “Olimpiko” nga Interi.

Dihet se Juventusi, sapo del ndonjë futbollist i ri i talentuar italian, e do atë në radhët e veta, por tani në garë për këtë “diamant” të ri italian hyri edhe Totenhemi që është gati të japë 30 milionë euro për Zaniolon plus Tobi Aldervireldin.

Roma, nga ana e saj, kërkon një mbrojtës të ri, pasi greku Kostas Manolas u transferua te Napoli, kështu që Aldervireldi dhe 30 milionë euro për Zaniolon janë një ofertë shumë e mirë.

Tani duhet të pritet, nëse “ujkonja” romane do ta pranojë ta shesë talentin e vet të ri.

Sfidanti.al