Siti, çfare fanele e re, frymëzuar nga një klub nate i famshëm

Nuk ishte dëgjuar edhe kjo. Mançester Siti zbuloi fanelën e tij të re për ndeshjet jashtë fushe, të markës Puma, e cila qenka frymëzuar nga një klub nate i famshëm. Mediat britanike njoftojnë se bluza me ngjyrë të errët (portieri Alison është me pink) është inspiruar nga klubi i quajtur “Dhë Hasienda” (The Haçienda), tepër i njohur në qytetin e Mançesterit në vitet 80-të e 90-të. “Deili Meil” shkruan se fanela e re, po ashtu, i bën jehonë skuadrës së Sitit të po atyre viteve, që njihej me emrin “Madçester” (një kombinim i fjalëve “i çmendur” dhe “Mançester”.

Klubi i sheikëve ka tashmë një sponsor dhe prodhues të ri të uniformave, pikërisht gjermanët e Pumës, pas një marrëveshjeje prej gati 750 milionë eurosh (650 milionë paundë stërlina) në 10 vjet. Siti, më parë, kishte kontratë me Najkun amerikan, ndërsa shpreson që fanelat e reja t’i sjellin edhe fat për të mbrojtur sërish titullin kampion (duke barazuar rekordin e Junajtidit të Fergusonit në Premier Ligë), dhe për të fituar Championsin.

Sfidanti.al