Guardiola i puth armiqtë? Kam nevojë për njerëz që më urrejnë!

Televizioni spanjoll “Gol” publikoi një intervistë me trajnerin e ManSitit, Pep Guardiola, që ndodhet aktualisht në Spanjë me rastin e pushimeve verore.

Trajneri i ekipit kampion të Anglisë, midis të tjerave, vuri në dukje se Premier Liga është një “treg”, ku mund të shitet mjaft mirë një “produkt” cilësor, por, sidoqoftë, ai nuk harroi që t’u adresohet edhe atyre njerëzve që, sot e kësaj ditë, vazhdojnë ta shpojnë atë me kritika se dështoi në Ligën e Kampioneve të sivjetme.

“Unë kam nevojë për njerëz që më urrejnë. Futbolli është një lojë, ndaj së cilës gjithnjë ka kërkesa të larta. Sporti krijon shumë ‘armiq’ dhe në këtë moment unë them; ‘Urdhëroni’, le të konkurrojmë dhe unë përpiqem të tekaloj vetëveten”, deklaroi Guardiola që gjatë sezonit të kaluar bëri histori në Angli, duke fituar në skenën e brendshme të futbollit tre trofe.

Sfidanti.al